Një qytetar ka gjetur një çantë me para në Pozheran të Vitisë dhe e ka dorëzuar në Polici.
Autoritetet njoftuan se në çantë kishte dokumente personale dhe 7500 euro para, derisa më pas është identifikuar pronari i tyre. Pronarit i është kthyer çanta me paratë dhe dokumentet.
“Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro. Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë”, thuhet në njoftimin policor.
Policia e ka falënderuar qytetarin që ka dorëzuar çantën.
“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
-
Një qytetar në Gjakovë i dorëzon 15 mijë euro në Polici, pasi i kishte gjetur në rrugë
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Qytetari në Istog gjen kuletën me rreth 3200 euro, dorëzon në Polici
-
Qytetari nga Shtimja dorëzon në Polici portofolin me një shumë të konsiderueshme parash
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë