Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shtunën, pasi qeni i tij kishte sulmuar një grua.
Rasti është paraqitur në Polici rreth orës 13:10.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Rr. Asonis Beci, Gjakovë 17.12.2022 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që qeni i tij kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm