Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Punëtori bie nga lartësia 3.5 m në një vendpunishte në Fushë-Kosovë

Një person është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metra derisa ishte duke punuar në një konstruksion metali gjatë pasdites së të dielës në Fushë-Kosovë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar Policia të hënën.

“Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.