Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit V. T.
Në njoftimin për media, Gjykata thotë se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V. T., si person përgjegjës në kompaninë SH.P.K. “VEV GROUP”, ka lëshuar në qarkullim kamionin e tipit “Scania”, pa regjistrim dhe pa kontroll teknik që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M. A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku me datë 07.03.2019, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur i ndjeri Q. Ç. dhe kanë mbetur të lënduar 23 persona.
“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale ‘mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thotë Gjykata Themelore e Gjilanit, raporton Koha.net.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në mënyrë që të bëhet zhvillimi normal i procedurës.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Kamioni i aksidentit në Gjilan gati dy vjet pa regjistrim - kërkohet paraburgim për pronarin e tij
-
Një muaj paraburgim shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Gjilan, arrestohet edhe pronari i firmës
-
7 vjet burgim për shoferin e kamionit dhe pronarin e kompanisë për aksidentin fatal më 2019 në Gjilan
-
Një muaj paraburgim për shoferin i cili shkaktoi aksident me fatalitet në Gjilan
-
30 ditë paraburgim shoferit që shkaktoi aksident me fatalitet në Gjilan