Në rrugën "Ukshin Kovaqica" në Mitrovicë, dje në orën 17:31, policia njofton se dy persona janë rrëmbyer dhe futur me dhunë në një veturë, pasi dyshohet se ata kishin vjedhur në shtëpinë e rrëmbyesve.
Njësitë policore, gjatë patrullimit kanë gjetur veturën e dyshuar në oborrin e një shtëpie, po ashtu edhe dy të dyshuarit, të cilën kanë pranuar se kanë rrëmbyer dy viktimat meshkuj, me arsyetimin se kanë vjedhur në shtëpinë e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dy viktimat i kishin futur në një podrum, por të njëjtit kishin ikur nga aty. Njëri nga viktimat si pasojë e rrahjes fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-së”, njofton Policia e Kosovës.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.