Kronikë

Aksidenti në Mitrovicë përfundon me rrahje – gruaja dërgohet në QKUK pasi u sulmua nga dy të dyshuar

QKUK

Dy persona janë arrestuar gjatë mbrëmjes të së martës në Mitrovicë nën dyshimit se pas një aksidenti në trafik kanë sulmuar një burrë dhe një grua në vendin e ngjarjes.

Në raportin 24-orësh të Policisë është thënë se gruas që kanë sulmuar, i kanë shkaktuar lëndime të rënda, për çka është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. 

“Rr. Fadil Deliqi, Mitrovicë Jugu 15.09.2025 – 23:16. Raportohet se pas një aksidenti në trafik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe gjatë largimit nga vendi i ngjarjes kishin goditur edhe një femër duke i shkaktuar lëndime të rënda, e cila ishte dërguar në QKUK - Prishtinë”, thuhet në njoftimin policor. 

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.