Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se personi që plagosi dy të tjerë me granatë dore në veri nuk është identifikuar ende.
Valon Preteni nga kjo prokurori ka thënë për KOHËN se i dyshuari e ka hedhur mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave, të cilët kanë pësuar plagë trupore.
“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, rrugën ‘Knjaz Millosh’ në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore”, ka thënë ai.
Preteni ka shtuar se rasti po hetohet për tri vepra penale.
“Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, ka shtuar ai.
Edhe
Gjendet një granatë dore në veri
Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi janë dëmtuar 4-5 vetura e janë lënduar dy persona, prej tyre njëri me lëndime më serioze, por jashtë rrezikut për jetë.