Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në orët e para të së dielës në Mitrovicë të veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë rajon, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga ky shpërthim asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Sipas tij, rasti ka ndodhur në rrugën “Perandori Dushan”, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale në dritaret e një shtëpie.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugën “Perandori Dushan” në Mitrovicë të veriut. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë ai.
-
Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog
-
Gjendet një granatë dore në veri
-
Hidhet një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë
-
Dëmtohen një lokal e dy vetura në Zubin-Potok nga shpërthimi i një granate dore
-
Gjilan, qytetari raporton se në oborr të shtëpisë i shpërtheu një granatë dore