Kronikë

Prokuroria bllokon 24 prona e 11 vila në Prishtinë, Graçanicë e Novobërdë

Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të enjten në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit me iniciale G.G. për veprën penale “Mashtrimi” dhe “shmangia nga tatimi”, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve, vilave, për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

“Prishtinë, më 26 shtator 2024 / Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (vila), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftim.