Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”, gjatë zhvillimit të hetimeve me datë 13.10.2025 ka ngrirë pasuri në vlerë mbi 10 milionë euro duke lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për gjithsej 7 hektarë tokë. Gjithashtu Prokuroria ka bërë të ditur se ka kërkuar nga gjykata që të lëshojë urdhrin përmes të cilit deri në përfundimin e procesit gjyqësor t’ua ndalojë personave që kanë interes shitjen, transferimin, dhurimin, zvogëlimin dhe ngarkimin e pronës në fjalë.
“Prona prej 7 hektarësh është pasuri e specifikuar për të cilën ka dyshim të bazuar se është përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit, bëhet e ditur se është duke i zhvilluar hetimet me intezitetin me të lartë dhe për të pandehurit A.G, Y.H dhe M.G ka nxjerrë vendim për zgjerimin e hetimeve edhe në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Deklarimet e rreme”.
Në shtator, Themelorja kishte lëshuar urdhrin ndalues përfundimtar për 3 hektarët tjerë.
-
Ngrihen 42 prona me vlerë 3 milionë euro në Prizren, dyshohet për mashtrim dhe falsifikim
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për mashtrim me një pronë në Veternik, iu sekuestrohen para e dokumente false
-
Sekuestrohet pasuri miliona euro në një rast të mashtrimit
-
Vendoset masë sigurie për tokën në zonën e Fakultetit Teknik, UP: Fitore e radhës ndaj cenuesve të pronave
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro