Prokuroria Speciale ka vendosur ta shënjestrojë rastin e koduar si “Mati 1” për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrim”, “falsifikim i dokumentit” dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas një njoftimi të mërkurën, në rast janë përfshirë katër persona dhe janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €. Ndër asetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 parcela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.
Shënjestrimi i rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe krimit të organizuar nga institucionet kosovare bëhet si pjesë e përpjekjes për të prezantuar rezultate konkrete në fushën e mbizotërimit të ligjit.
Rastet e shënjestruara duhet të jenë të lidhura me keqpërdorim të vlerave të mëdha të parave përmes zyrtarëve publikë e që pas përfundimit të rastit, pasuria e fituar jashtëligjshëm duhet të konfiskohet.
-
Sekuestrohet pasuri me vlerë mbi 2 milionë euro për shkak të dyshimeve për shpëlarje të parasë
-
Mbi 2 mln euro pasuri shtesë e sekuestruar në rastin “Mati”
-
Sekuestrohet pasuri miliona euro në një rast të mashtrimit
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike