Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I sekuestrohen mijëra euro biznesmenit që më herët iu ngrinë pronat milionëshe

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve ndaj të pandehurit G.G. për veprën penale të mashtrimit, të mërkurën ka realizuar dy kontrolle në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Gjatë aksionit, autoritetet kanë sekuestruar 55 mijë euro para të gatshme dhe njëkohësisht kanë iniciuar një rast të ri për veprën penale të “Shpëlarjes së parave”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Prokurorisë, hetimet janë në fazën finale dhe rasti vazhdon të trajtohet nga autoritetet përkatëse.

Biznesmenit G.G. më 5 mars iu sekuestruan 166 parcela të cilat ndodhen në komunat e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë me vlerë mbi 1 milion euro. Dyshohet se këto pasuri janë përfituar në mënyrë të paligjshme.