Valdet Gashi, prokurori i cili është duke hetuar ngjarjen e mbrëmshme në Komoran pas plagosjes së Islam Selimit nga Xhevat Nuha, ka thënë se është duke analizuar nëse do kërkoj paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin.
Prokurori kujdestar është duke hetuar rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme ku i plagosur mbeti Islam Selimi vëllai i deputetit Rexhep Selimi, raporton Kallxo.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi në fazën e grumbullim të të gjitha informatave paraprake dhe jemi në analizim të rastit për të vlerësuar a do të shkojmë me ndonjë kërkesë për ndonjë masë të sigurisë për të pandehurin” ka thënë prokurori Gashi.
Ai nuk ka dhënë detaje rreth motivit të sulmit. Në raportet policore të cilat i ka parë kallxo.com nënvizohet se dorasi ka qenë në gjendje të dehur dhe intervistomi i tij ka qenë i pamundshëm në orët e para pas incidentit.