Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prizren, një vit burgim dhe 500 euro gjobë për të akuzuarin që vodhi 238 euro në market

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 1 vjet burg dhe 500 euro gjobë M.R. i dyshuar se kishte kishte kryer një vjedhje në Prizren.

Gjykata njofton se më 4 nëntor të 2018-s, i dyshuari ishte futur në një market me disa persona të tjerë dhe kishte vjedhur nga arka dhe gjësende në vlerë prej 238 eurosh.

Vetura me të cilin kishin ikur të dyshuarit më 4 nëntor, ishte e njohur edhe për në një rast tjetër ku ishte përdorur për një vjedhje në të kaluarën në Komunën e Gjakovës.

“Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej”, thuhet në njoftim.