Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vjet burgim dhe 300 euro gjobë S.R. për veprën penale vjedhje.
I pandehuri thuhet se më 5 shkurt 2018 ishte futur në një lokal ku një punëtoreje i kishte vjedhur çantën, në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe të holla.
S.R. e kishte pranuar kryerjen e veprës.
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
I pandehuri nga Ferizaj dënohet me burgim dhe gjobë për vjedhje
-
Një vit burgim personit që vodhi kasafortën me 300 euro në xhaminë e Prizrenit
-
Dy vjet e gjysmë burgim dhe 400 euro gjobë për vjedhje në Ferizaj
-
Policia arreston një person të kërkuar për vjedhje në Prizren
-
Vodhi në një xhami në Prizren, dënohet me tri vjet burgim