Me një vit burgim është dënuar Sh.Ç. për shkak të një vjedhjeje që kishte kryer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, vitin e shkuar në tetor.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prizren, për dënimin e të akuzuarit, i pandehuri kishte vjedhur një telefon dhe 25 euro nga çanta e një gruaje, teksa ajo po priste në rend për t’u kontrolluar te mjeku në QKMF.
Pos dënimit me burgim prej një viti, ai është gjobitur edhe me 300 euro.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit
Artikuj të ngjashëm
-
Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren
-
Prizren, një vit burgim dhe 500 euro gjobë për të akuzuarin që vodhi 238 euro në market
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Një muaj paraburgim personit që ia vodhi telefonin një fëmije duke e kërcënuar
-
I pandehuri nga Ferizaj dënohet me burgim dhe gjobë për vjedhje