Një person i moshës 70-vjeçare është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren pasditen e së shtunës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima banonte në rrugën “Hamit Thaqi” dhe kishte probleme shëndetësore.
Me të marrë informacionin, Policia e ka hapur me forcë derën e banesës dhe e ka gjetur 70-vjeçarin pa shenja jete.
Njoftimi i plotë:
Me datë 29.07.2023 rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se ne rrugë "Hamit Thaqi" në Prizren, një person I moshës 70 vjeqare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon.
Policia ka marr informacione se I njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë.
Edhe
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren
Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune.
Pasi që janë kryer egzaminimet në vend ngjarje, me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.