Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, gruaja raporton se xhami i ballkonit i është qëlluar me plumba

Policia e Kosoves

Një grua në Prishtinë ka raportuar se nga disa të shtëna me armë i është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e saja në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja. Rasti, i cili ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës, po hetohet nga Policia.

Prishtinë 10.12.2022-02:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nga disa të shtëna me armë zjarri i është dëmtuar xhami i ballkonit të shtëpisë së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja si provë materiale. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë.