Një burrë në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja me të cilën bashkëjeton.
Ai është sulmuar në mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa ka marrë lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 12.01.2022-20:15.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare, me të cilën bashkëjeton e ka sulmuar fizikisht me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët e involvuara në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtinë, gruaja raporton se u rrah nga bashkëshorti dhe nëna
-
Një burrë në Prishtinë rrihet nga gruaja e tij, merr lëndime trupore
-
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Prishtinë
-
Një burrë raporton në Prishtinë se është sulmuar seksualisht nga një burrë tjetër
-
Një grua raporton se u dhunua nga i dashuri i saj