Një grua nga Prishtina e ka njoftuar policinë se një klient i dyqanit të saj ia ka kthyer borxhin prej 130 euro, me 500 euro të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një klient i dyqanit të saj i kishte kthyer një borxh prej 130 €, të cilin e kishte bërë me një kartëmonedhë prej 500 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim parash në Prishtinë
-
328 dyeuroshe deponohen në një bankë në Prishtinë, dyshohet se janë false
-
Tri banka raportojnë për deponim të parave të falsifikuara
-
Bankat vazhdojnë të ballafaqohen me para false