Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bankat vazhdojnë të ballafaqohen me para false

Prishtinasi e paguan borxhin prej 130 eurosh me 500 euro të falsifikuara

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste ku në banka janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një zyrtar i bankës ka raportuar se një urrë ka deponuar në bankë 2600 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar-zyrtar i bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa rasti tjetër thuhet se ka ndodhur në Lipjan, ku një zyrtare e bankës ka raportuar se një i dyshuar ka deponuar 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Lipjan 22.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare-zyrtare e bankës (me 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 343 monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm