Një muaj paraburgim i është dhënë tre personave nga Gjykata Themelore në Prizren, një prej të cilëve është zyrtar policor.
Sipas njoftimit, një nga ta me inicialet F.K., dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë, ndërsa B.A. dhe E.R., për pjesëmarrje në rrahje.
“I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9x19 mm. dhe shkrep një herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve. Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren”, thuhet në njoftim.
KOHA kishte raportuar dy ditë më parë për rastin, ku policia ishte deklaruar se një polic kishte plagosur me armën zyrtare dy persona.
-
Një muaj paraburgim dy personave për “vrasje në tentativë” në Prizren
-
Një muaj paraburgim prizrenasit për veprën “vrasje në tentativë”
-
Një polic plagos dy qytetarë pas mosmarrëveshjes
-
Një muaj paraburgim prizrenasit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash