Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim prizrenasit për veprën “vrasje në tentativë”

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit L.V., i cili më 10 janar dyshohet se ka kryer veprën "vrasje në tentativë" në Prizren. Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore, i pandehuri kishte tentuar ta vriste viktimën B.G., si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

"I pandehuri nga automjeti i tij, ie merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorëzën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G. në kokë, me ç'rast i dëmtuari B.G. i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t'ia heqë pistoletën", thuhet në njoftimin e Themelores.

Më pas, i dyshuari e plagosë të viktimën në këmbë, e më pas Policia ka arritur në vend të ngjarjes.

Viktima ka marrë lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e majtë.