Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që për shkak të një mosmarrëveshje pronësore tentoi ta privonte nga jeta viktimën B.V. me thikë.
Sipas vendimit të Gjykatës të enjten, ekzistojnë arsyet ligjore që të dyshuarit A.V. t’i caktohet një muaj paraburgim.
“Me datë 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit”, thuhet në vendim.
Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që pas ngjarjes kritike i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij është siguruar nga ana e Policisë pas 24 orëve në kërkim.
-
Një muaj paraburgim dy personave për “vrasje në tentativë” në Prizren
-
Një muaj paraburgim prizrenasit për veprën “vrasje në tentativë”
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren
-
Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj
-
Nga një muaj paraburgim dy personave për tentim vrasjen në Greme