Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim dy personave për “vrasje në tentativë” në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar një muaj paraburgim dy të pandehurve, A.Ç. dhe R.G., pasi dyshohen për veprën penale “vrasje në tentativë”.

“Më datën 01 qershor, në orët e pasdites, në Prizren, me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin R.M., në atë mënyrë që për shkak të disa mosmarrëveshjeve paraprake e sulmojnë të dëmtuarin, i pandehuri R.G., duke e goditur me boks hekuri derisa i pandehuri A.Ç., duke e sulmuar e godet tri herë me thikë në pjesën e shpinës, si pasoj e së cilës i dëmtuari dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti përcillet në QKUK-në në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Themelores të premten.

Masa e paraburgimit, sipas njoftimit, do të llogaritet nga data e arrestimit më 1 qershor dhe mund të zgjasë deri më 1 korrik.