Kronikë

Një polic plagos dy qytetarë pas mosmarrëveshjes

Descriptive Text

Në komunën e Dragashit një zyrtar policor i ka plagosur me armë zjarri dy qytetarë.

Sipas Policisë së rajonit të Prizrenit, plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur të tre mes vete.

Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, ka thënë Shaban Osmanollaj i policisë. Shton se zyrtari ka qenë jashtë detyrës kur ka përdorur armën dhe për këtë Inspektorati Policor do të ndërmarrë veprime që mund të dërgojnë në suspendimin e tij.

“Rreth orës 16:40 në komunën e Dragashit, një zyrtar policor jashtë detyrës ka pasë mosmarrëveshje me dy qytetarë dhe si pasojë e kësaj ka ardhur deri te përdorimi i armës nga zyrtari. Dy personat janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmanollaj.