Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy person të cilët dyshohen për veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e tyre.
Në njoftim janë publikuar edhe disa fotografi të të dyshuarve.
“Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën ‘C’ në Prishtinë, dhe për hetimin e tij Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar. Ftojmë të gjithë ata që kanë informacion të mundshëm – përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre – të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, dyshohet për asgjësim ose dëmtim të pasurisë
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë, policia nis hetimet
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë
-
Policia në kërkim të një të dyshuari për vjedhje