Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka raportuar për dy raste të “hetimeve të vdekjes”. Një rast është raportuar në Suharekë e tjetri në Batllavë të Podujevës.
Në Suharekë, është raportuar se rreth orës 15:15 një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
“Suharekë / 20.04.2024-15:15. Raportohet se në shtëpinë e tij, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
E në Batllavë të Podujevës një person ka raportuar se ka gjetur familjarin e tij pa shenja jete të shtrirë në pyll.
“Batllavë, Podujevë 20.04.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Vdiq një person pasi ra nga një pemë në Suharekë, një tjetër u gjet i vdekur në Shtime
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete