Kronikë

Policia po e kërkon qytetarin nga Podujeva për një vjedhje të 2024-s

Policia e Kosovës

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Podujeva që dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit policor, vjedhja ka ndodhur më 6 nëntor të 2024-s, në rrugën “Fitorja” në fshatin Letanc në Podujevë, derisa janë publikuar fotografi të tij me qëllim identifikimi.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Vjedhja e rëndë’ të ndodhur më 06.11.2024, në rrugën ‘Fitorja’ në fshatin Letanc në Podujevë,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij”, thuhet në njoftimin policor të publikuar në Facebook.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që i dyshuari të identifikohet dhe të lokalizohet vendndodhja e tij.