Policia e Kosovës ka iniciuar rast “dëmtim prone” në Suharekë, pasi tifozët e “KB Trepçës”, sulmuan me gurë sallën ku u zhvillua takimi mes ekipit mitrovicas dhe “KB Pejës”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS të dielën se sulmi i tifozëve ka ndodhur pasi ishin urdhëruar të largoheshin nga salla pasi “kanë pasur sjellje të dhunshme”.
“Në ndeshjen e basketbollit në mes tË KB ‘Peja’ dhe ‘Trepça’ ka pas sjellje të dhunshme nga adhuruesit e KF ‘Trepça’, delegati i ndeshjes ka urdhëruar që adhuruesit e ‘Trepçës’ të largohen nga salla. Ata janë larguar, por edhe pas kësaj kanë tentuar të kthehen në sallë dhe kanë gjuajtur me gurë, në këtë rast janë dëmtuar ulëset e sallës”, thuhet në njoftimin e Berishës.
Sipas policisë, rasti po hetohet
-
Reagon Trepça, dënon sjelljen e “disa individëve të caktuar”
-
Reagon FBK-ja, dënon sjelljet e shikuesve në Pejë e Mitrovicë
-
Klubet e basketbollit po përballen me shumë probleme
-
Bashkimi e paguan rëndë incidentin në ndeshjen me Pejën
-
Arrestohet një burrë pasi sulmoi policin gjatë ndeshjes Peja - Bashkimi