Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në kërkim të dy personave, dyshohen për një vjedhje të rëndë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy të dyshuarave për një rast të vjedhjes së rëndë në Fushë-Kosovë, që ka ndodhur më 5 gusht.

Policia ka kërkuar nga qytetarët informata të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy burrave.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në thirrjen e Policisë.