Disa organizata të cilat pretendojnë se janë të themeluara si organizata humanitare po i shpërndajnë njerëzit e tyre në Gjilan me qëllim që të mbledhin para nga qytetarët , duke u deklaruar se paratë që ata i dhurojnë do t’u jepen familjeve në nevojë, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo policia e Gjilanit deklaron se këto janë skema të mashtrimit, duke u apeluar qytetarëve të mos dhurojnë asnjë cent për këto organizata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë shkak nën pranga të policisë kanë përfunduar tri femra të cilat pretendonin se ishin të punësuara në OJQ-në “Giving Hope” me seli në Prishtinë, të cilat ishin kapur, duke kërkuar para nëpër rrugë të Gjilanit me pretendimin se këto fonde do të shërbenin për ndihma familjeve skamnore. Gjithashtu ato kishin deklaruar se ato ishin punësuara në këtë organizatë dhe kishin dokumente të rregullta me paga fikse dhe me kontrata valide.
(Më gjerësisht lexoni sot në Kohë Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.