Policia e Kosovës u ka bërë kërkesë publike qytetarëve që të paraqiten në stacione policore nëse janë mashtruar nga disa persona që duke u premtuar donacione kishin mashtruar disa gra që kishin qenë pjesëmarrëse në luftërat në Siri e Irak.
Më 10 qershor, Policia pati njoftuar se në emër të integrimit në shoqërinë kosovare, tre të dyshuarit kishin mashtruar gratë kinse për donacione, por në fakt ato nënshkruanin kontrata për kredi në vlerë 4500 deri 5000 euro.
“Prokurori i lëndës bazuar në informacionet e siguruar, nën dyshimin se të dyshuarit e përfshirë në atë rast, kanë mashtruar edhe shumë persona të tjerë, ka lëshuar autorizimin ku është kërkuar nga ne që të behet kërkesë publike për qytetaret e vendit të cilët ndihen të mashtruar nga këta persona të paraqiten në polici (zyrat e DHEKEK) për intervistim në cilësinë e palës së dëmtuar”, thuhet në njoftimin e PK-së më 2 korrik.
Policia ka thënë se R.D. dyshohet se ka identifikuar viktimat dhe i ka dërguar në institucionin mikrofinancar, e V.G. zyrtar në institucion përplikonte dosjen, ndërsa i dyshuari A.H. aprovonte kreditë në cilësinë e menaxherit të institucionit.
Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve, i dyshuari R.D. shkonte së bashku me palët në banka dhe tërhiqte mjetet dhe u jepte palëve nga 500 euro, ndërsa mjetet tjera i merrte “në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet”.
“Palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin në kohen kur institucioni mikrofinaciar ju ka kërkuar atyre fillimin e pagesave të kredisë. Deri më tani janë intervistuar 10/persona palë të dëmtuara, ku vlera e dëmit llogaritet të jetë 45,000.00 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
U thoshin viktimave se po u jepnin donacion, por në fakt u jepnin kredi - arrestohen 3 të dyshuar
-
150 të dëmtuar dhe 50 mijë euro humbje nga SMS-të mashtruese në emër të bankave në Prishtinë
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 3 të rinjve, dyshohen për sulm e prezantim si persona zyrtarë
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy burrave të dyshuar për mashtrim
-
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet për mashtrim ndaj disa personave