Njësitë policore, përfshi edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Aksionin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje dhe informacione terja do t’ju informojmë pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Hoxha.
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Policia jep detajet nga aksioni i bastisjes në Prishtinë
-
Prokuroria dhe Policia me aksion në ARBK, dyshime për keqpërdorim të detyrës
-
Policia me aksion në dy zona të Kosovës
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba