Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kontrollon shtëpinë e një të dyshuari, gjen armë të ndryshme

Policia e Kosovës ka kryer kontroll në një shtëpi në një fshat të Podujevës bashkë me njësinë K9.

Një person është arrestuar me dyshimin për trafikim me armë.

Nga shtëpia e kontrolluar janë sekuestruar:

  •  Dy armë të shkurta (revole)
  •  Një armë e gjatë (ajrore) .
  •  25 fishekë,
  •  Dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata),
  •  Një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë,
  •  Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)

I dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

{gallery}