Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia konfiskon 244 telefona në 31 shitore të telefonave

Policia për dy ditë ka konfiskuar 244 telefona në 31 lokale të njohura si “Mobile Shop”.

Të martën janë kontrolluar 30 lokale dhe janë konfiskuar 118 telefona. Ndërkaq të mërkurën është kontrolluar një lokal tjetër dhe janë konfiskuar 126 telefona.

Bëhet e ditur përmes një komunikate për media se lokali i cili është kontrolluar sot, të martën nuk ka qenë i hapur.

“Si rezultat i kontrollimit nga autoritetet kompetente në lokalin në fjalë sot janë sekuestruar: 67 telefona të mençur të cilët dyshohet se në vendin kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta dhe 59 telefona të mençur të cilët janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje”, thuhet në njoftim.

Mbi bazën e këtyre veprimeve pronari i lokalit dyshohet se ka kryer veprat penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe Shmangia nga tatimi”

“Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.