Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka lëshuar kërkesë për qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar për veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘vjedhje të rëndë’.

Personi i kërkuar është Bashkim (Arif) Sokoli i lindur më 17010.1965 në Gjakovë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

Edhe Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari Kronikë Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]