Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje grabitqare

Person në kërkim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikim të një personi të dyshuar për një rast të vjedhjes grabitqare që thuhet se ka ndodhur në Prishtinë. 

Në një njoftim të publikuar në ">Facebook Policia ka publikuar disa fotografi të të dyshuarit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sektori hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim. 

Në njoftim kërkohet që kushdo që ka ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, ta kontaktojë Policinë.