Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Person në kërkim

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi, që dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje grabitqare” në Prishtinë.

Autoritetet kanë publikuar një fotografi të të dyshuarit, ku thonë se kërkojnë nga qytetarët që nëse kanë informacione, të lajmërohen në Polici ose në numrin e telefonit 192.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.