Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e të shtunës në fshatin Gushtericë të Graçanicës.
Sipas njoftimit të Policisë është arrestuar një zyrtar policor pasi dyshohet se ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë viktima.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë për rastin ka njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj zyrtarit policor M.Sh. është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion. Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me policinë dhe IPK-në, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave në këtë çështje penale. Po ashtu, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të ushtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale, në gjykatën kompetente”, thuhet nga Prokuroria.