Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Poshtme të Graçanicës të shtunën pasdite. I dyshuari, zyrtar policor, është arrestuar për rastin, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit zyrtar, raportimi për vrasjen ka ndodhur rreth orës 15:00. Në vendin e ngjarjes është hasur personi pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Policia ka thënë se në lidhje me rastin është arrestuar një zyrtar policor. Sipas njoftimit, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë nisur hetimin për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.