Policia e Kosovës ka njoftuar se banorët e fshatin Shipashnicë të Kamenicës sulmuan të dielën me vezë dhe gjësende të tjera zyrtarët komunalë,
Zyrtarët komunalë të Kamenicës u sulmuan me vezë dhe gjësende të tjera nga banorët e Shipashnicës, pasi këta të fundit kishin bllokuar hyrjen e shkollës së fshatit. Policia njofton se për këtë është dashur të intervenojnë organet e rendit, ku është arrestuar një person.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Banorët e këtij fshati po kundërshtojnë shndërrimin e shkollës në çerdhe dhe reformat e kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, për çështjen e arsimit.
E ashpër ka qenë gjuha e Kastratit ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, duke thënë se kjo e fundit po i nxit banorët për tensione.
-
Shipashnica - arenë konfrontimi mes prindërve, komunës e Policisë, përfshihet edhe Qeveria
-
Situatë e tensionuar afër një shkolle të Kamenicës, Policia detyrohet të përdorë sprej
-
Kastrati akuzon VV-në për veprim politik në arrestimin e zyrtarëve të Kamenicës
-
Policia konfirmon sulmin ndaj Kastratit
-
Kreu i Kamenicës e quan çështje të mbyllur reformën në arsim, kundërkandidatët premtojnë ta zhbëjnë atë