Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia konfirmon sulmin ndaj Kastratit

Foto: Koha

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar rastin ndaj kandidatit për kryetar të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se rasti është raportuar mbrëmë është cilësuar si sulm dhe dëmtim prone.

Ai ka thënë se Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastin.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se vetura e Kastratit është bllokuar gjatë natës nga disa persona duke mos e lënë të lëvizin. Nuk dihet në videoja është realizuar mbrëmë.