Zgjedhjet lokale

Kastrati: Çdo i ri që ka përfunduar shkollën në Kamenicë, e ndien boshllëkun e rrugëve të zbrazëta

Qëndron Kastrati

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga PSD-ja, Qëndron Kastrati, e ka quajtur sfidë serioze zbrazjen e këtij qyteti, veçanërisht largimin e të rinjve. Sipas, Kastratit, kjo situatë nuk guxon të lihet pa ndryshim.

“Çdo i ri që ka përfunduar shkollën këtu, e ndjenë boshllëkun e rrugëve të zbrazëta, mungesën e gjallërisë e heshtjen që shpesh e prekë çdo lagje dhe fshat. Nuk guxojmë të lejojmë që koha të kalojë pa ndryshim. E dimë se si ndihen prindërit tanë. Për shumë prej tyre, dita kalon midis punës, shtëpisë dhe kafesë në lagje me të njëjtët njerëz. Një ritëm që përsëritet”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Sipas tij, shumë familje ndjehen të lëna pas dore.

“Të moshuarit meritojnë më shumë. Disa përballen me sfida shëndetësore dhe kanë nevojë për kujdes, të tjerë janë plot energji, por ndihen të lënë pas dore. Ky është realiteti që e përjetojnë shumë familje në Kamenicë.  Pra nuk po kthehem vetëm për të shtruar rrugë e shërbime publike. Po kërkoj besimin për këtë vizion: një vend ku çdo gjeneratë ka mundësi, ku hapësirat publike janë të gjalla”, ka thënë mes tjerash Kastrati.

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 23-të e fushatës