Para më shumë se dy vjet, një patrullë e Policisë i kishte shkuar A.B. në shtëpi për shkak të lajmërimit për dhunë në familje.
Por në oborrin e A.B. në Prizren, kishte hasur edhe në diçka tjetër, dy bimë kanabis sativa të mbjella në vazo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ka bërë që sot, Gjykata Themelore në Prizren të marrë vendim për të dënuar më burgim prej një viti A.B.
“A.B. është fajtor se më 24 qershor 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, pa autorizim kultivon bimë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave prikotrope dhe atë dy substanca narkotike të llojit kanabis Cativa, ku njëra bimë me gjatësi 118 cm, kurse tjera me gjatësi prej 0.52 cm, të cilat bimë i pandehuri i kultivon në vazo në oborrin e shtëpisë së tij, e të cilat janë gjetur ditën kritike nga patrulla policore e cila ishte për kontroll, për një rast të lajmëruar për dhunë në familje”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.