Policia ka nisur hetimin për katër vdekje të ndodhura në 24 orët e fundit në Prizren, Suharekë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut.
Në Prizren dyshohet se një burrë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Suharekë një grua raportohet se është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore. Viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka vdekur, bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në Gjakovë raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq në Mitrovicë të Jugut, një grua gjithashtu është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.