Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia gjen një mjet të pashpërthyer te çezma në Matiqan

Një mjet i pashpërthyer është gjetur sonte rreth orës 17:00 në lagjen Matiqan të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë me dije për KTV-në, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 17:34, kemi pranuar një informatë, se ne lagjen ‘Matiqan’, rr. ‘Muharrem Fejza’, (tek çezma e Matiqanit), në cep të rrugës, është gjetur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore. Patrulla policore që i është përgjigjur thirrjes në vend ngjarje ka gjetur një granat dore (të vjetër) të pashpërthyer. Njësitet e nevojshme policore janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.