Një garantë e dorës, e pashpërthyer, është gjetur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje.
“Policia ka pranuar një informatë për gjetjen e një mjetit të pashpërthyer. Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori.
Artikuj të ngjashëm
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë
-
Gjendet një granatë dore në Mramor, është e kohës së luftës
-
Gjendet një granatë dore dhe 9 gëzhoja të pushkës së gjuetisë në Vushtrri
-
Hidhet granatë në një lokal në Fushë-Kosovë
-
Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog