Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një granatë dore në Mramor, është e kohës së luftës

Granatë dore

Foto: Ilustrim

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në Mramor të Prishtinës. 

Policia ka njoftuar se gjetja e kësaj granate dore u bë pasi një person ka raportuar se në pronën e tij ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asgjësimi i saj u bë nga njësitet e deminimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Në raport policor më tej thuhet se ankuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në pronën e tij, për çka njësitet e deminimit do ta vijojnë hulumtimin.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale”, thuhet në raport.