Një granatë dore është gjetur të hënën në Banjë të Malishevës.
Policia ka njoftuar të martën se mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas raportit, mjeti është tërhequr në mënyrë të sigurt.
“Fsh. Banjë, Malishevë / 02.06.2025 - 11:34. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një granatë dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.